Jo vetëm Malota, Vllaznia rinovon edhe me Gilman Likën

Vllaznia është duke ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm në Superiore dhe po bazohet jo vetëm te lojtarët që mbyllën vitin e shkuar në Kategorinë e Parë, por edhe të tjerë që kanë qenë titullarë dhe kanë spikatur në skuadrat respektive në Superiore.

Por, sot, pas Renato Malotës, kuqeblutë kanë rinovuar edhe me një tjetër xhevahir dhe bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë shkodran të dekadës së fundmit, mesfushorin ofensive, Gilman Lika.

Lika ka një karrierë të pasur, pasi është aktivizuar me skuadra të njohura të elitës, sonë, si: Vllaznia, Flamurtari, Tirana e Skënderbeu, por edhe jashtë vendit, në Turqi e Arabi. Vetë klubi shkodran ka bërë edhe një postim në lidhje me rinovimet e dy titullarëve si më poshtë:KF Vllaznia bën të ditur se ka rinovuar kontratat edhe me dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit, kapitenin Gilman Lika dhe mbrojtësin Renato Malota. Këto dy sportistë konsiderohen si elementë të rëndësishëm edhe për sezonin e ri ndërkohë që pas këtyre dy zyrtarizimeve, në ditët në vijim do të vijnë edhe firma të tjera në kontratë me lojtarë të tjerë.

KF Vllaznia gjithashtu bën të ditur se stërvitja do të nisë brenda pak ditësh për të filluar në këtë mënyrë edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik”.

E.S./Vipsport.al/