Jo vetëm futbollistë, Tirana nënshkruan marrëveshje edhe me një spital

Klubi i Tiranës është treguar deri në këto momente mjaft aktivë në merkato. Bardheblutë kanë afruar deri më tani 6 lojtarë, teksa synojnë që skuadra në sezonin e ardhshëm të rikthehet në nivelet e mëparshme ku ishin pretendentët kryesorë për titullin.

Ndërkohë, në ditën e sotme, klubi bardheblu ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen me Spitalin Salus. 24-herë kampionët e Shqipërisë do të kenë kështu mbështetje të plotë shëndetësore, teksa ekipi ka kryer ditën e sotme edhe vizitat mjekësore.

Ndërkaq, Tirana i është rikthyer ditën e djeshme përgatitjeve për sezonin e ri në kompleksin Skënder Halili, ndërsa ditën e hënë do të nisen drejt Ohrit, për të vazhduar stërvitjen.