Jo vetëm blerje, Milani bën gati listën e emrave në shitje për bilancin

Milani ka hedhur hapa të rëndësishëm në merkato duke afruar lojtarë që shihen si të rëndësishëm për të ardhmen si Kruniç, Hernandez e së shpejti Benacer. Por kuqezinjtë diktohen gjithmonë nga nevoja për të rregulluar bilancet me shitje e për këtë arsye, është përpiluar një listë me emrat e atyre që nuk bëjnë pjesë në planet e trajenrit Xhampaolo ose që mund të sakrifikohen për të mbushur arkën.

I pari në listë është L:aksalt, i cili ka treg në Itali ku ndiqet nga Torino e Atalanta, por edhe në Rusi, me Zenit që ka vendosur një kontakt të parë për uruguaianin. Po nga krahu i majtë i prapavijës mund të largohet edhe Rikardo Rodriguez, një sakrificë e rëndësishme pasi për të ka kërkesa nga Premier Liga dhe Bundesliga.

Nuk është e sigurt as vazhdimësia e Kesi, edhe pse është një element i rëndësishëm për Milanin e sezoneve të fundit. Një ofertë prej 40 milionë eurosh do ta bënte transferimin e tij shumë të mundur. Larg Milanit, sido që të shkojnë gjërat, duket Lukas Bilja, ndërsa njëri mes Çalhanoglu e Suso do të largohet para fundit të verës.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe Kastijeho dhe Borini, pasi për njërin nga të dy nuk ka vend në ekip dhe do të ishte më mirë të gjente një sistemim të ri. E paqartë mbetet situata e Kutrones, pasi Xhampaolo nuk ka vendosur ende se çfarë të bëjë me të. Gjithsesi, në klub kanë bërë gati listën e lojtarëve në merkato e tani presin ofertat e duhur për të larguar disa prej tyre. /vipsport.al/