Javë vendimtare për Vllazninë, në Shkodër trajneri Jonuz kërkon afrimet

Miratimi i shumës prej 200 milionë lekësh nga Këshilli i Bashkisë së Shkodrës duket se ka bërë që të ketë lëvizje edhe në futbollin shkodran. Madje, pritet ë të ketë edhe një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër për shlyerjen me këste të borxhit të mbartur!

Kjo nuk do të pengojë Vllazninë për pjesëmarrje në kampionat, apo dhe më tej në pjesëmarrjen në Kupat e Europës, gjithmonë nëse shkodranët do të kenë një skuadër që të ketë “këllqe” që të shkojë deri aty.

Sa i përket merkatos, po përfliten shumë emra, por po synohen edhe shkodranët, ku më afër Shkodrës duket Behar Ramadani. Brenda kësaj jave pritet ë të ketë lëvizje, pasi bisedimet kanë ditë që kanë nisur me lojtarë që kanë luajtur në Superioren tonë, apo edhe jashtë…!

E.S./Vipsport.al/