Ja tre synimet e radhës të merkatos Vllaznisë

Vllaznia e nisi me vrull merkaton, ndonëse skuadra nuk ka trajner dhe nuk ka një datë të saktë apo zyrtare se kur do të zbresë në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitet për sezonin e ri futbollistik. Në Shkodër duan që të rikthejnë shkodranët, por natyrisht kjo nuk bëhet me fjalë por me vepra e financa sidomos.

Tre janë synimet e drejtuesve shkodranë, pasi afruan Dejan Shehin e Herald Markun. Të rikthejnë Denis Pjeshkën në mbrojtje, Ansi Nikën në mesfushë dhe Rubin Hebajn në sulm.

Me këta tre futbollistë, natyrisht që Vllaznia forcohet dukshëm.
por, jo vetëm, në plane janë edhe disa lojtarë të huaj, madje në negociata me drejtuesit kanë qenë afrikanë, brazilianë, por edhe një boshnjak.

Megjithatë, ndryshimet në Bashkinë e Shkodrës duket e kanë pezulluar edhe merkaton kuqeblu. Te Vllaznia të gjithë presin…!

E.S./Vipsport.al/