Ish-portieri Kamzës firmos në Kosovë, bëhet pjesë e Lirisë së Prizrenit

Një tjetër transferim me sukses është mbyllur nga Kategoria Superiore drej Superligës në Kosovë. Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin Elidon Selaci.

Gardiani ishte pjesë e Kamzës në sezonin e kaluar, teksa pas dënimit të klubit, Selaci ishte lojtar i ri. 29-vjeçari gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe me skuadrat e Burrelit, Kastriotit apo Besës. Megjithatë, tashmë portieri ka vendosur të provojë një eksperiencë të re në kampionatin e Kosovës me Lirinë e Prizrenit.

Kështu, portieri nga Fushë-Kruja ndjek rrugën e shumë futbollistëve në kohët e fundit, të cilët kanë zgjedhur t’i bashkohet Superligës së Kosovës, e cila me kohën është duke u rritur profesionalisht.