Ish-mesfushori i Tiranës bëhet me ekip të ri, firmos në Kuvajt

Toni Maveje ishte prej dy sezonesh pjesë e skuadrës së Tiranës. Mesfushori nga Uganda erdhi si një përforcim në kohën e ish-teknikut Ze Maria, ndërsa u aktivizua me bardheblutë edhe në Kategorinë e Parë, duke u shfaqur i rëndësishëm.

Mirëpo, në sezonin e kaluar, Maveje nuk tregoi të njëjtin rendiment, ndërsa me përfundimin e sezonit lojtari dhe klubi mbyllën marrëveshjen, teksa Maveje nuk kishte pëlqimin e trajnerit Ardian Mema. Ndërkohë, ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Maveje ka treguar se ka firmosur me ekipin e ri.

Mesfushori është bërë pjesë e skuadrës së Al-Arabi Sporting Club, e cila është pjesë e kampionatit të Kuvajtit. Në këtë formë, 28-vjeçari ka lënë pas eksperiencën me klubin e Tiranës dhe do të nisë aventurën me Al-Arabin. /Egi Çabeli-VipSport.al/