Ish-mesfushori i Çelsit: Hazard është i destinuar të luajë me Realin e Madridit

Çesk Fabregas ka dhënë mendimin e tij mbi transferimin e Eden Hazard gjatë kësaj merkatoje te Reali i Madridit. Futbollisti i Monakos, e njeh mirë belgun teksa së bashku kanë ndarë momente gjatë periudhës te Çelsi.

Ish-mesfushori i Barcelonës, mendon se Hazard është një lojtar i prerë për të luajtur me ‘Los Blancos’. “ Hazard është një lojtar i jashtëzakonshëm, që bën diferencën. Është një lojtar i destinuar për të luajtur me Real Madridin, pasi ka nevojë për shumë hapësirë para për të vrapuar. Për të pasur topin në kontroll, i pëlqen të lëvizë në të gjithë fushën.

Nuk duhet t’i thuash të qëndrojë më një vend. Ndërsa, Barcelona është një ekip më apozicional, secili ka vendin e tij për të pasur qarkullimin e topit. Kurse, Hazard i pëlqen të shkojë te topi, të ketë liri dhe këtë Reali ia mundëson më shumë se Barcelona.

/Egi Çabeli-VipSport.al/