Ish-mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi dhe Elbasanit i jep fund karrierës në Kosovë!

Në moshën 36-vjeçare, me një karrierë të pasur, në Kosovë, Shqipëri, Ukrainë dhe përfaqësim me kombëtaret, Armend Dallku, duket se i ka thënë “stop”. E ka nisur karrierën me skuadrën e Vushtrrisë, më pas Prishtinën dhe Elbasanin, ku edhe spikati. Nga Shpresat u bë lojtar i Kombëtares.

Falë një forme mjaft të mirë, Armend Dallku, shkoi në Ukrainë dhe u bë pjesë e Vorsklës së Polltavës, e më pas, pasi luajti për 11 vite rikthehet në vendlindje. Luan me Prishtinën, deri një muaj më parë. Sot ka zyrtarizuar largimin nga futbolli, ndërsa ka marrë mirënjohjen edhe nga klubi i Prishtinës, aty ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

Ja postimi që ka bërë klubi i kryeqytetit tëë Kosovës për Armend Dallkun, një nga idhujt e tifozerisë…