Interit i shtohen edhe dy futbollistë të tjerë, ndaj Juventusit me përforcime

Interi u mund ditën e djeshme nga Mançester Junajtidi ndërkohë që pak ditë më vonë, do të përballet me Juventusin. Në pritje të Lukakut, zikaltërit kanë marrë përforcime para këtij takimi pasi dy futbollistët uruguaianë kanë mbyllur pushimet.

Matias Vesino dhe Diego Godin, janë dy lojtarët të cilët ditën e sotme kanë udhëtuar në drejtim të Azisë, aty ku do të bashkohen me pjesën tjetër të futbollistëve. Mesfushori e njeh mirë ambientin zikaltër pasi luan tashmë atë, ndërkohë që për herë të parë grumbullohet Godin.

Ish-mbrojtësi i Atletiko Madrid, vendosi të bashkohej me Interin këtë verë pasi u largua nga Madridi. Kujtojmë që në Ligën e Kampionëve, Godin ishte një nga autorët e golave në ndeshjen ndaj Juventusit dhe me shumë gjasa, ndaj bardhezinjve debuton me Interin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/