Interi ‘fshin’ nga lista Lukakun, fokusohet te Xheko dhe një talent për sulmin

Është vështirësuar rruga që dërgon Romelu Lukakun në Milano. Sulmuesi dëshiron të bashkohet me Interin, nën urdhrat e Antonio Kontes, por Mançester Junajtid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pretendimet prej 85 milionë euro.

Në këto kushte, drejtori Marota është distancuar pasi zikaltërit nuk dëshirojnë të shpenzojë aq shumë. Në këtë mënyrë, klubi është fokusuar te Xheko. Boshnjaku është i arritshëm teksa do të zëvendësonte Ikardin në majën e sulmit. Interi kërkon një lojtar i cili ofron eksperiencë dhe sulmuesi i Romës duket i duhuri, duke parë edhe vitet e tij në Serinë A.

Sakaq, drejtori Marota nuk do të mjaftohej vetëm me kaq, pasi ka në vëmendje edhe talentin e skuadrës së Lilë në kampionatin francez, Rafael Leao. Portugezi, 20-vjeçar është në vëmendjen e disa klubeve në Europë, megjithatë Interi shpreson se mund të arrijë të mbyllë marrëveshjen për sulmuesin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/