Ikardi refuzon ofertën nga Anglia, argjentinasi zgjedh vetëm mes Napolit dhe Juventus

Mauro Ikardi është prej kohësh me valixhe në duar, megjithatë argjentinasi ende nuk ka përzgjedhur destinacionin. Ndërsa, e sigurt është se listë nuk është një destinacion si Anglia. Së fundmi, sulmuesi ka kërkuar të ndalojë në kohë një tratativë merkato, e cila mund të avanconte më shumë mes Interit dhe Arsenalit.

Klubi zikaltër, edhe pse ka si objektiv primar Lukakun, nuk ka harruar të mendojë për alternativën, në rast se marrëveshja me Junajtid nuk arrihet. Në këtë formë, anglezët dhe italianët ishin të gatshëm të merreshin vesh mbi një shkëmbim të Ikardit me sulmuesin Pierr Emerik Aubamejang. Megjithatë, vetë argjentinasi ka vënë veton, teksa dihet se preferenca e tij është të mbetet në Serinë A, kjo edhe për të qëndruar pranë familjes.

Ndërkohë, në garë për të transferuar sulmuesin mbeten Juventusi dhe Napoli. Dëshira e lojtarit është Juventusi, por bardhezinjtë për momentin janë në pritje të shesin Higuain, ndërsa nuk ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për Ikardin. Ndërkohë, nga ana tjetër Napoli është prezent për të shfrytëzuar shansin dhe nëse Juventusi vazhdon të hezitojë, atëherë të kaltrit mund t’i ndryshojnë mendjen sulmuesit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/