Igli Tare nis rinovimet, kërkon takime edhe për të ditur dëshirat e futbollistëve

Igli Tare ka nisur nga puna për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe për të mbajtur të paprekur boshtin që Lacio ka pasur në vitet e fundit. megjithëse në merkato po përmenden shumë emra, të cilët pritet që të largohen javët në vijim, Tare është i bindur se mund t’i mbajë në skuadër.

Një nga futbollistët që po lakohet në merkato, është edhe Luiz Alberto për të cilin, ka interesime nga kampionati spanjoll. Në sezonet e fundit, ish-futbollisti i Liverpulit ka qenë një nga më të dalluarit dhe dëshira e drejtuesve të Lacios, është që ta mbajnë në skuadër.

Sakaq, Tare ka qenë ai që ka kërkuar një takim me futbollistin duke dashur të dijë dëshirën që vetë Alberto ka. Nëse ky i fundit i jep garanci se nuk do të largohet, atëherë Tare do të nisë nga puna për afrime të tjera ndërkohë që nëse Alberto vendos të largohet, Tare mund të kërkojë pasuesin e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/