Ibrahimoviç hap dyert e një rikthimi te Ajaks: Do bëja më mira se ata që janë aty

Zllatan Ibrahimoviç gjithnjë krijon zhurmë me deklaratat e tij. Edhe këtë herë suedezi ka marrë vëmendje teksa është shprehur se te Ajaksi mund të kthehet si drejtues, ndërsa do të bënte më mirë se ato aktualët.

“ Normalisht, nuk kthehem te klubet që kam luajtur më parë. Por, ku i dihet nëse bëhem pjesë e bordit të Ajaksit pasi të mbyll karrierën, do të bëja një punë më të mirë se ata që janë tani në ato pozicione”, tha Ibrahimoviç, duke lënë modestinë mënjanë.

Megjithatë, për momentin Zllatan mbetet i impenjuar në kampionatin amerikan me Los Anxhelos Galaksi, ndërsa nuk kanë munguar as golat nga ana e sulmuesit. Ndërkohë, këtë sezon suedezi shpreson të shpallet kampion, për t’i shtuar një tjetër titull koleksionit të trofeve gjatë karrierës së tij.