I dha Ligën e Kampioneve, Liverpuli rinovon me sulmuesin që donte të shiste

Vetëm 4 muaj më parë, të gjithë ishin të bindur se Divok Origi në fund të këtij sezoni do t’i jepte lamtumirën Liverpulit pasi nuk po luante me rregullsi dhe klubi as nuk po e mendonte t’i rinovonte kontratën. Sot, klubi i Liverpulit ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me lojtarin, pa e specifikuar deri kur, pasi e kishte vlerësuar në këtë mënyrë kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fitoren e Ligës së Kampioneve.

Dy golat e Origi ndaj Barcelonës sollën atë përmbysje historike kundër katalanasve, ndërsa të gjithë do të mbajnë mend më shumë golin e tij në Madrid, që vulosi suksesin e Liverpulit në finalen e turneut kundër Totenhem.

Klubi vendosi që të mbante lojtarin me një kontratë të re, duke vlerësuar atë që kishte bërë për Liverpulin dhe futbollisti ka pranuar ofertën, edhe pse i është bërë e qartë se për momentin mbetet një zëvendësues i treshes Salah-Firmino-Mane. /vipsport.al/