Harrojeni bionden e Championsit, tashmë në fushë hyn edhe nëna e Vitalit

Finalja e Ligës së Kampionëve këtë sezon, ishte mjaft e vakët për sa i përket rasteve nga dy skuadrat por megjithatë, emocionet nuk munguan duke qenë se një modele rus hyri në fushën e blertë në mesin e pjesës së parë. Kinsei Volanski ndërpreu ndeshjen duke dashur t’i bëjë reklamë kompanisë që zotëron i dashuri i saj, “Vitaly Uncensored”.

Natyrisht, Kinsei arriti të bëhej mjaft e famshme pas asaj nate dhe në profilin e saj në “Instagram”, numëron me miliona fans. Sakaq, duket se “pushtimi” i fushës është kthyer në trend nga kjo kompani duke qenë se një tjetër personazh ka hyrë në fushë por tashmë bëhet fjalë për finalen e Kupës së Botës në Cricket.

Këtë radhë, në fushë ka hyrë nëna e Vitalit, Elena Zdorovetski e cila gjithashtu mbante veshur rroba të zeza me logon “Vitaly Uncensored”. Edhe për nënën e Vitalit, është dashur ndërhyrja e stjuartëve për ta larguar nga fusha, ndërkohë që tashmë pritet një tjetër gjobë për të dhe për të birin e saj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/