Hames tradhton Napolin, kolumbiani preferon të mbetet në Spanjë

Hames Rodriguez ishte një hap larg transferimit te Napoli. Kolumbiani dukej i emocionuar për të nisur një aventurë të re në Itali, ndërsa do të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Reali dhe Bajerni, Karlo Ançeloti. Ndërkohë, edhe dy klubet kishin nisur bisedimet për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të mbyllur me sukses transferimin.

Megjithatë, në ditët e fundit ka ndërhyrë Atletiko Madrid. Trajneri Diego Simeone është një fans i Hamesit dhe ka kërkuar nga drejtuesit ta bëjnë pjesë të organikës. Në këtë mënyrë, me ndërhyrjen e Atletikos në tratativa, duket se ka ndryshuar edhe dëshira e kolumbianit, i cili tashmë është i prirur të qëndrojë në Spanjë me bardhekuqtë.

Megjithatë, Napoli vazhdon të shpresojë te transferimi, kjo për shkak se presidenti Perez nuk kërkon të përforcojë një rivalët e qytetit dhe është i gatshëm të pranojë ofertën e italianëve. Por, dëshira e Hames nuk mund të anashkalohet, teksa mesfushori kërkon të qëndrojë në La Liga me Atletikon, ndoshta edhe në një formë hakmarrje për Realin, të ciët nuk besojnë tek ai.

/Egi Çabeli-VipSport.al/