Guindo rinovon për dy sezone: Te Bylisi me bindi projekti

Saliu Guindo, sulmuesi nga Mali ka nënshkruar kontratën e re dje në orët e vona në Ballsh. Guindo një lojtar mjaft cilësor i ciki erdhi për llogari të Skënderbeut verën e shkuar luajti në pjesën e dytë tq sezonit në Ballsh. Spikati dhe shënoi 9 gola, ndërsa duket se këtë sezon drejtuesit ballshiotë nuk kanë ndërmend të eksperimentojnë por i besojnë kualiteteve të vjetshme.

Pas firmës, sulmuesi nga Mali ka pohuar: “Vjet erdha në Ballsh i bindur nga projekti i klubit për t’u ngjitur në Superiore. Ja dolëm si kampionë dhe shënova 9 gola. Presidenca dhe unë tashmë kemi vendosur të vijojmë projektin për dy vite të tjera dhe jam shumë i lumtur.

Me punë dhe këmbë në tokë të bëjmë më të mirën për Bylisin, e njoh Superioren dhe me Bylisin do të jap shumë sezonin e ri. Kemi një skuadër dhe grup shumë të mirë”, -tha sulmuesi shtatlartë nga Mali.

/E.S.VipSport.al/