Guardiola’ kërcënon’ Sane: Në skuadër dua lojtarë të lumtur, në të kundërt le të largohen

Mançester siti ka nisur grumbullimin teksa skuadra ka udhëtuar drejt Azisë për të kryer ndeshjet testuese para startit të sezonit. Mirëpo, merkato nga ana tjetër vazhdon dhe njëri prej yjeve të organikës së Pep Guardiolës, Sane, ka kërkesa të vazhdueshme nga Bajerni i Mynihut. Sulmuesi po e mendon seriozisht rikthimin në Gjermani, duke qenë se në sezonin e kaluar nuk pati minutat e plota nga tekniku spanjoll.

Ndërkohë, në një deklaratë Guardiola e bëri të qartë se në skuadër i duhen njerëz të lumtur, teksa nëse nuk kanë dëshirë të qëndrojnë, atëherë është më mirë të largohen. “ Dua që Sane të qëndrojë, klubi i ka ofruar një ofertë vitin e kaluar dhe shpresojmë se ai do të qëndrojë me ne.

Por, unë dua njerëz të cilët janë të lumtur të jenë këtu, do t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë. Ia kam përsëritur dhjetë herë klubit se këtu dua lojtarë të kënaqur, përndryshe le të largohen. Sane e di se këtu është e vështirë për shkak të kualiteteve që ka skuadra. Por, ai ka disa cilësi të veçanta të cilat janë të vështira për t’u gjetur”, tha Guardiola.

/Egi Çabeli-VipSport.al/