Grizman tregon prapaskenat e nënshkrimit me Barcelonën: Telefonova babain dhe qava

Antuan Grizman më fund e ka plotësuar ëndrrën e tij për t’u aktivizuar në radhët e Barcelonës. Sulmuesi realizoi transferimin, i cili përflitej prej dy viteve. Edhe këtë herë, pati jo pak probleme deri në momentin e zyrtarizimit, ndërsa Atletiko mendon se Barcelona duhet t’i paguajë më shumë para.

Sakaq, francezi ka zbuluar emocionet kur mësoi se gjithçka kishte përfunduar dhe ishte kthyer në një lojtar katalanas. “ Mora babain në telefon dhe nisa të qaja nga lumturia sepse ishte zyrtare, çdo gjë kishte mbaruar. Isha me miqtë e mi, me gruan time dhe fëmijët e mi. Ishte një moment i pabesueshëm.  E di që nuk do të presin mirë kur të kthehem në Wanda Metropolitano.

Është pjesë e futbollit. Më kanë dashur shumë dhe mund të dhembë. Tani te Barcelona ndihem mirë. Më kanë pritur shumë mirë, lojtarët, stafi teknik dhe tani jam duke e shijuar”, tha Grizman. Ndërkohë, sulmuesi është pjesë e futbollistëve të grumbulluar për turin parasezonal të Barçës në Japoni.

/Egi Çabeli-VipSport.al/