“Gol me pozicion, penallti dhe kartonë të pamerituar”, Gjoka akuzon gjyqtarin

Kukësi u mund ndeshjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Debrecenit, megjithëse në pjesën e parë zhvilloi një lojë thuajse perfekte. I ndëshkuar vetëm nga disa episode, Kukësi do ta ketë tashmë mjaft të vështirë të përmbysë rezultatin pasi i duhet të fitojë me të paktën 3 gola diferencë dhe të mos pësojë.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka u shpreh pas ndeshjes se Kukësin e ndëshkoi mungesa e finalizimit para portës, ndërkohë që nuk i ka kursyer as akuzat për gjyqtarin dhe vendimet e dhëna në këtë ndeshje.

“Mendoj se bëmë ndeshje të mirë por na penalizoi mos shënimi i golit e rastet e humbura. Nëse do të shënonim, do të ndryshonte loja pasi nuk ishte ndeshje të mundeshim 3-0. Nuk mendoj se në pjesën e dytë kishim shthurje pasi kishte momente jo të mira, kurse goli i parë dyshoj të ishte “offside”. Goli në fushë kundërshtare të vë në presion dhe kundërshtari e shftyrtëzoi.

Ndeshjen e kthimit nuk duhet të humbim raste dhe nëse shënojmë e vëmë kundërshtarin në presion. Gjykimi nuk ka qenë korrekt pasi jemi penalizuar me faulle dhe kartonë, ndërsa kundërshtari nuk është ndëshkuar. Është edhe rasti i penalltisë që mendoj se nuk na është dhënë”, u shpreh Gjoka. /Erjon Allaraj-VipSport.al/