Gjyqtar izraelit për Teutën, në Shqipëri kur Partizani i zuri vendin Skënderbeut

Një gjyqtar Izraelit do të jetë përgjegjës për të mbajtur drejtësinë në ndeshjen mes Teutës dhe Ventspils në Durrës, që do të caktojë fatin e dy skuadrave në rrugëtimin e mëtejshëm në Ligën e Europës. Erez Papir, 38-vjeçar me 4 vite eksperiencë si ndërkombëtar, është caktuar nga UEFA që të gjykojë këtë sfidë në vendin tonë,

Papir ka qenë edhe më parë në Shqipëri, më saktësisht në vitin 2016, kur drejtoi një ndeshje të Ligës së Europës, e cila në fund nuk kishte vlerë për asgjë. Dueli në fjalë ishte ai i turit të parë mes Partizanit dhe Slovan Bratislavës dhe u mbyll 0-0, me ndeshjen e kthimit që u transformua në miqësore në Slloveni, pasi të kuqtë u deleguan në Ligën e Kampioneve pas përjashtimit të Skënderbeut në atë edicion nga Liga e Kampioneve.

Asistentë të tij do të jenë Matitjahu Jakobov dhe Valentin Kuzhevski, me Liran Liani si gjyqtar të katërt. /vipsport.al/