Gjoka: Kënaqësi të luash me Debrecenin, e përballojmë me ekipin aktual

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në fjalët e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes me Debrecenin, ka theksuar se beson plotësisht se ekipi i tij mund të përballoje skuadrën hungareze. Duke vlerësuar rivalët, ai ka theksuar se e sheh ekipin që ka përballë si një rival mjaft të fortë, por që mund ta përballojë me kontingjentin aktual edhe pse klubi skuadra nuk është plotësuar në merkato.

“Ardhja jonë në Debrecen është një kënaqësi e para, e njohim kush është kjo skuadër dhe është kënaqësi që e kemi përballë. E njohim ekipin e Debrecenit, e kemi bërë me videoanalizë, e dimë kush është dhe e dimë forcën e tij. Mendoj që e njohim deri diku mirë këtë skuadër.

Nuk është se nuk kemi lojtarë. Thjesht jemi në një moment që skuadra është gjatë merkatos, me disa lojtarë të mirë. Por tashmë kemi skuadrën dhe mendoj se me këta që kemi e përballojmë një kundërshtar si Debrecen.

Kërkojmë që me patjetër të bëjmë një paraqitje të mirë nesër dhe rezultatin përfundimtar kemi dëshirë ta shohim në ndeshjen e kthimit në Shqipëri. Pastaj pjesa e Torinos është një pjesë tjetër që është shumë larg, e rëndësishme është paraqitja e këtyre dy ndeshjeve”, tha Gjoka. /vipsport.al/

more recommended stories