Futbollisti me alergjinë e çuditshme, ja si ia del të jetë në fushë

Alergjia mund të jetë një problem i vërtetë për një futbollist profesionist. Aq më tepër kur ajo ka të bëjë me alergjinë ndaj barit të fushës. Ky është problemi i lojtarit të Eintrahtit të Frankfurtit, Dani Da Kosta. Pavarësisht problemit, mbrojtësi i skuadrës gjermane nuk e çuar ndër mend të dorëzohet apo të heqë dorë nga dëshira për të ndjekur pasionin e tij.

Në një rrëfim për ‘Bild’, Da Kosta tregon se sa herë lëkura e tij bie në kontakt me barin, atëherë pëson skuqje dhe kruarje. Në këtë mënyrë, 26-vjeçari zbret në fushë gjithnjë me uniformë me mëngë të gjata. “ Vesh gjithnjë një uniformë me mëngë të gjata, poshtë asaj të klubit. Nuk e di se nga më vjen alergjia”, thotë futbollisti.

Ndërkohë, për fat të mirë alergjia nuk i shkakton shumë problem te këmbët, të cilat gjatë ndeshjes nuk mund t’i mbulojë në të gjithë pjesët. “ Për fat kruarjet në këmbë janë të durueshme, ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, të cilat më shkaktojnë shumë problem” u shpreh Da Kosta.

/Egi Çabeli-VipSport.al/