FOTO / Statistikat e UEFA-s i japin të drejtë trajnerit, Partizani dorëzoi topin por dominoi me raste

Partizani sot ka marrë një barazim pa gola përballë Karabakut, në një ndeshje jo të lehtë për të kuqtë duke llogaritur se përballë ishte një ekip i cili luan rregullisht në fazën në grupe në Kupat e Europës.

Trajneri Lerda e cilësoi ndeshjen e sotme si shumë pozitive për skuadrën e tij. “Ata kishin mbajtjen e topit, por tastet ishim më shumë për ne”, tha ai. Një konstatim mëse i drejtë po të shohësh edhe statistikat zyrtare të ndeshjes nga UEFA. Ndonëse mbajtja e topit është e ndarë 63% me 37% për ekipin azer, ajo nuk është përkthyer në raste për këtë skuadër. Përkundrazi, llogaritet se në total Karabak ka bërë 2 tentativa të mirëfillta drejt kuadratit, me njërën që ka përfunduar jashtë (traversa cilësohet e tillë)  dhe tjetrën që është bllokuar nga mbrojtja.

E kundërta mund të thuhet për Partizanin që ka qenë me rezultativ në lojën e tij sa i përket raportit të përqindjes së mbajtjes së topit dhe rasteve të krijuara. Të kuqve u rezultojë 4 raste, me 1 që ka shkuar jashtë (përsëri traversa) dhe 3 të tjerat të pritura nga portieri Vagner që kishte më shumë punë se Alban Hoxha në ndeshjen e sotme. /vipsport.al/