FOTO/ Skandal nga tifogrupi i Juventusit, policia iu sekuestron armë dhe predha

Futbolli në Europë nuk mund të bëjë pa tifozët dhe kur flitet për ekipe me emër, tifozeria merr një tjetër dimension. Juventusi, natyrisht që ka një nga tifozeritë më të zjarrta në Itali, por së fundmi duket se e kanë tepruar pak.

Tifogrupi i Juventusit, “Drughi” ka rënë pre e një operacioni të policisë italiane për armët pa leje dhe municion ushtarak. Tifogryupit italian, i janë gjetur me dhjetëra armë të ndryshme dhe predha, ndërkohë që nuk mungonin as simbolet neo-naziste.

Ka qenë pikërisht një baner neo-nazist i hapur në stadium, ai që ka bërë që policia të nisë dyshimet dhe më pas të zbulojë gjithçka. Hetimet e policisë janë shtrirë në Milano, Varese, Pavia e Torino duke bërë që të sekuestrohen me dhjetëra armë dhe tashmë, kanë nisur hetime të tjera për të zbuluar edhe personat që i mbanin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/