(FOTO) / Qaqit i vjen një ofertë nga Rumania, mbrojtësi dëshiron të luajë në Superligë

Harallamb Qaqi, mbrojtësi që në Superioren tonë ka qenë pjesë e skuadrave të Partizanit, Laçit, Kamzës e Kukësit, duket se dëshiron që të provojë një aventurë të huaj, aq më tepër që tashmë është në kulmin e karrierës.

Qaqi ka marrë disa oferta, dhe së fundmi i ka mbërritur një nga ofertë mjaft e mirë, e madje që bën dallim edhe nga ekipet e Superiores sonë, pikërisht Gloria Buzau që ka kërkuar shërbimet e mbrojtësit.

Skuadra rumune i ka bërë ofertë mbrojtësit, e madje për 1 sezon do të përfitonte nëse nënshkruante, plot 3000 euro në muaj në sezonin e parë, rritje page në sezonin pasardhës.

Ndërkohë që do të përfitojë 200 euro për çdo ndeshje si dhe 200 euro për apartamentin të paguara nga klubi e bonuse të tjera nëse skuadra ngjitet një kategori më lartë.

Por, Qaqi ndonëse ka pasur në dorë një ofertë mjaft të leverdishme e ka refuzuar. Mbrojtësi po kërkon që të luajë në elitë dhe ka disa kërkesa nga kampionate të ndryshme të Evropës.

E.S./Vipsport.al/