FOTO/ Programi më i përdorur i momentit prek edhe futbollin, ja si do duken futbollistët në pleqëri

Ende pa u mbyllur mirë sfidat me “Bottle Challenge”, tashmë futbollistët kanë edhe një “angazhim” tjetër. ‘Face App’ është për momentin një nga programet më të përdorura në rrjet dhe të shumtë janë ata të cilët me një foto të tyren mund të parashikojnë se si do të duket në pleqëri.

Natyrisht, diçka e tillë nuk mund të qëndronte edhe larg futbollit dhe futbollistëve më me emër. Ronaldo, Mesi, Grizman, Kutinjo, Nejmar apo edhe të tjerë lojtarë të këtij kalibri, kanë rënë pre e “talljeve” online duke iu zbuluar fytyrën e tyre në pleqëri.

Shumë prej tyre, nuk ndryshojnë shumë në realitet, por ka edhe prej atyre të cilët në fakt, nuk janë edhe aq simpatikë si pleq, për të mos thënë aspak simpatikë. /VipSport.al/