FOTO/ Pak ditë më parë u prezantua projekti, në Kosovë nisin punën për stadiumin e ri

Futbolli në Kosovë ka pësuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit dhe kjo nuk vihet re si në rezultatet e klubeve, ashtu edhe në rezultatet që Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë në Ligën e Kombeve apo në Europian. Një problem për futbollin në Kosovë, mbetet vetëm infrastruktura pasi Kosova u njoh në FIFA dhe UEFA vetëm vitet e fundit dhe koha ka qenë e shkurtër për të bërë ndryshime të mëdha në këtë aspekt.

Megjithatë, duket se nuk do të duhet të pritet gjatë për të parë stadiumi moderne dhe fusha stërvitore me kushtet bashkëkohore. Pak ditë më parë, Federata e Futbollit të Kosovë publikoi edhe projektin për stadiumin e ri kombëtar, projekt ky që mori pëlqimin e pjesës dërrmuese të tifozëve.

Mesa duket, në Kosovë nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur menjëherë nga puna për ta vënë në zbatim projektin. Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, mjetet e rënda kanë shkuar ditën e sotme në vendin ku do të ndërtohet stadiumi dhe kanë nisur nga puna për hapat e parë të ndërtimit. Stadiumi, pritet të jetë i gatshëm në vitin 2021 dhe i ka kushtuar Kosovës, 50 milionë euro. /Erjon Allaraj-VipSport.al/