FOTO / Nga amerikania “FOX Sports” te “ArabNews”, e gjithë bota po merret me Skënderbeun

Vendimi i sotëm i dalë nga KAS i Lozanës ka bëjë bujë jo vetëm në Shqipëri, pasi është përjashtuar skuadra e Skënderbeut që kishte dominuar futbollin në vend në dekadën e fundit, por edhe në të gjithë botën. Brenda pak orësh, media dhe portale të ndryshme në botë kanë raportuar për këtë ngjarje të paprecedent në histori, pasi për herë të parë një klub është dënuar duke u bazuar mbi luhatjet e koeficienteve të basteve.

Nga amerikania “FOX Sports”, për të vazhduar me radhë me media të njohura në Europë, si “O’Jogo” e Portugalisë, apo “Fanatik” në Turqi, pa harruar agjencinë e lajmeve “AFP, të gjithë me radhë kanë pasqyruar këtë lajm i cili sigurisht që ndryshon pikëpamjet mbi manipulimet e ndeshjeve në botë.

Në të gjitha theksohet se ky është vendimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë nga UEFA për çështje të ngjashme manipulimesh, duke u kthyer në rastin më të bujshëm dhe në dosjen më voluminoze që është marrë në shqyrtim pasi ndërkombëtarët kanë sinjalizuar edhe për 50 ndeshje të manipuluara në kampionatin shqiptar. /vipsport.al/