FOTO/ Mesfushori i Shpresave grumbullohet nga Sasuolo, De Zerbi e merr te ekipi i parë

Kampionati i të rinjve në Itali, është i mbushur me futbollistë shqiptarë të cilët janë protagonistë te skuadrat e tyre. Aristidi Kolaj, është mesfushori i Primavera Sasuolo i cili aktivizohet me ekipin e të rinjve ndërkohë që stërvitet me skuadrën e parë.

Futbollisti i Shpresave, po kryen fazën përgatitore me ekipin e parë të Sasuolos dhe ka qenë vetë trajneri Roberto De Zerbi, ai i cili e ka marrë nga skuadra e të rinjve. Natyrisht, edhe Kolaj nuk ka hezituar të publikojë foto nga stërvitja, ku shihet në krah të Domeniko Berardit, një ndër lojtarëve më të mirë që Sasuolo ka.

Kolaj pritet që këtë sezon, të grumbullohet edhe gjatë kampionatit me ekipin e parë duke qenë se te të rinjtë është më të dalluarit. Paraqitjet me ekipin e të rinjve, kanë bërë që Kolaj të jetë edhe pjesë e Shpresave të Shqipërisë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/