FOTO/ Lista e Kukësit në UEFA pa surpriza, Et’hemi dhe Shkurtaj ndërrojnë numrat në fanellë

Aventura e Kukësit në Ligën e Europës, do të nisë ditën e nesërme pasi verilindorët zbresin në fushë ndaj Debrecenit. Kukësin e pret një ndeshje e vështirë në Hungari dhe mëngjesin e sotëm, skuadra që drejtohet nga Ernest Gjoka ka mbërritur në Debrecen.

Pak ditë më parë, Kukësi ka dorëzuar në UEFA listën me futbollistët e grumbulluar dhe ashtu siç pritej, nuk ka surpriza në listë me futbollistët e grumbulluar. Kukësi do të ketë të gatshëm ndeshjen e nesërme, vetëm Shkurtajn dhe Marko Van Basten Çemën, ndërkohë që mesfushorë ka shumë.

Sakaq, ndeshjen e nesërme janë dy futbollistë me numra të rinj në fanellë. Vasil Shkurtaj që sezonin e fundit mbante veshur fanellën me numrin 11, do të mbajë “9”, numër të cilin kishte Rexhinaldo. Sakaq, Valon Et’hemi ka hequr dorë nga numri “27” dhe do të ketë fanellën me numrin “11”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/