FOTO/ Jo vetëm në stërvitje, mesfushori i Shpresave aktivizohet me skuadrën e La Ligas

Shpresat e Shqipërisë kanë një skuadër mjaft cilësore, me futbollistë që aktivizohen në skuadra të ndryshme në Europë, ku shumë prej tyre luajnë me ekipin e të rinjve, por edhe prej atyre që luajnë me skuadrat e para. Kleandro Lleshi, është mesfushori që aktivizohet me Leganesin në kampionatin spanjoll dhe shihet si një talent që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e ekipit të parë.

Lleshi stërvitet rregullisht me skuadrën e parë të Leganesit dhe është titullar i padiskutueshëm me Leganes B. Sakaq, ai ka rënë në sytë e trajnerit dhe ditën e djeshme, është aktivizuar në miqësoren që Leganesi barazoi ndaj Rajo Vajekanos me rezultatin 2-2.

Mesfushori që pak javë më parë ishte pjesë e Shpresave, por pësoi një dëmtim dhe u detyrua të largohet para kohe, shihet si një talent premtues dhe mund të jetë mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Bushit, pasi para Shpresave, ai ishte disa ditë në stërvitje me Edi Rejën në Durrës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/