FOTO/ Dy futbollistët e Romës lidhen me të njëjtën vajzë, Aurora tërbon rrjetet sociale

Historinë e famshme mes Ikardit, Uanda Narës dhe Maksi Lopezit e dinë të gjithë, me sulmuesin e Interit që i mori bashkëshorten shokut të tij të fëmijërisë duke i dhënë fund një shoqërie të ngushtë. Një histori të ngjashme, kanë edhe dy futbollistët e Romës, por në këtë situatë është Aurora Fantaçi ajo që i ka dhënë zgjidhje.

Mirko Antonuçi, futbollistit i Primaveras që aktivizohet edhe me ekipin e parë ka pasur një lidhje me Aurorën, por kjo lidhje ka marrë fund pak kohë më parë. menjëherë pas Antonuçit, Aurora ka krijuar një lidhje me shokun e tij të skuadrës, Salvatore Pexela. Si duket, gjërat nuk kanë shkuar mirë mes çiftit të ri dhe Fantaçi ka vendosur të rikthehet sërish te Antonuçi.

Sakaq, në rrjetet sociale, Aurora është mjaft aktive dhe fotot e saj nuk i lënë shumë vend imagjinatës. Pëlqimet dhe komentet e shumta, tregojnë më së miri se sa kandidatë ka në radhë për të kaluar pushimet me të, pasi të ndahet edhe njëherë me Antonuçin. /VipSport.al/