FOTO/ Aksident i rëndë në Serbi, përfundon në gjendje kome ish-lojtari i Real Madridit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Serbi, ku ish-basketbollisti i Real Madridit, Osnjen Kuzmiç ka mbetur i plagosur rëndë. Basketbollisti serb, po udhëtonte me makinën e tij dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur keq, përplasje e cila mund të kthehej në tragjedi pasi Kuzmiç gjendet në spital.

Automjeti në të cilin ndodhej basketbollisti, ka bërë disa rrokullisje në rrugë dhe për pasojë, Kuzmiç ka marrë goditje të rënda në gjoks dhe në kokë. Aktualisht, ai është në gjendje të rëndë dhe është në koma, pasi tronditja që ka marrë në tru, ka qenë mjaft e fortë.

Mediat serbe, raportojnë se Kuzmiç është ende në rrezik për jetën ndërkohë që në orët në vijim, pritet që të ketë edhe të reja të tjera. Ai ka qenë pjesë e ekipit të basketbollit të Real Madridit për dy sezone, ndërkohë që së fundmi ishte pjesë e Yllit të Kuq të Beogradit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/