Flet surpriza Bitri: Mezi e prisja momentin, tani do mendojmë përsëri të mos pësojmë

Kur Partizani vendosi t’i jepte lamtumirën Lum Rexhepit dy javë më parë, shumë tifozë mbetën të çuditur, pasi ai shihej si një titullar i paprekshëm në prapavijën e të kuqve. Por paraqitja e Eneo Bitrit në ndeshjen e parë ndaj Karabakut bëri që të zhduken shumë nga këto dyshime rreth zgjedhjes së klubit.

Djaloshi 22-vjeçar luajti si veteran përkrah Belicës, duke u bërë i pakalueshëm për sulmin e Karabak e duke pasur shumë meritë në një barazim pa gola përballë një ekipi dukshëm favorit. “Mezi po e prisja momentin, dhashë maksimumin në fushë si çdo herë”, janë fjalët e futbollistit për RTSH, ku ai ka komentuar edhe se çfarë pret në transfertë në Baku.

“Mendoj se do të përdorim të njëjtën taktikë e të njëjtën lojë. Ndeshja e parë ishte lojë e mirë, ndeshje pozitive. Besoj se do t’ia dalim edhe atje. Përgatitje për penalltitë? Normale, nuk i dihet asnjëherë, si fillim mendojmë të mbajmë zero mbrapa”. tha futbollisti i Partizanit. /vipsport.al/