Flamurtarit i ikin edhe të rinjtë, Ymeraj del në stërvitje me Apoloninë

Flamurtarit i janë larguar thuajse të gjithë titullarët, e madje edhe disa nga lojtarët e stolit të cilëve u ka përfunduar kontrata. Situata në Vlorë nuk duket aspak e mirë, e sikur të mos mjaftonin borxhet kolosale që duket se po fundosin skuadrën kuqezi, tashmë janë edhe të rinjtë ata që nuk preferojnë të qëndrojnë në Vlorë.

Një prej tyre është edhe Sokol Ymeraj, i cili pati hapësira sidomos në fazën e fundit dhe trajneri Ilir Daja e ka aktivizuare dhe si titullarë madje. Të hënën ai ka dalë në stërvitje me Apoloninë.

Në fakt, Ymeraj e ka nisur futbollin me moshat fierake, e më pas ka provuar që të luajë jashtë, e vjet u bë pjesë e Flamurtarit.

Tashmë është rikthyer sërish në Fier për të provuar fatin e tij dhe për të synuar një vend titullari, në rrugën e gjatë të Apolonisë për t’u rikthyer në Superiore.

E.S./Vipsport.al/