Firmosi te skuadra që donte De Biazin, Ventura: Dy ndeshje me Italianë, më hodhën poshtë karrierën

Eliminimi në “Play Off” dhe mbetja jashtë Botërorit të Rusisë, do të jetë gjatë në memorien e tifozëve italianë të cilët për herë të parë pas shumë vitesh, u desh të shohin Botërorin pa ekipin e tyre. Kjo bëri që nga stoli, të largohej Xhampiero Ventura i cili është kthyer tashmë në Itali në një të padëshiruar.

Trajneri italian, është rikthyer sërish në krye të një stoli dhe ka marrë drejtimin e Salternitanës, skuadër kjo që donte edhe shërbimet e De Biazit. Në prezantimin e tij, Ventura foli edhe për kohën kur drejtonte skuadrën e Italisë dhe traumën pas eliminimit.

“Me Italinë mjaftuan dy humbje, për të hedhur poshtë një karrierë 36-vjeçare. Jam këtu për të treguar se karriera ime nuk vendoset nga një dështim dhe do t’ia dal. Ndoshta bëra gabim që e pranova propozimin e Italisë, por tani është Salernitana dhe jam i lumtur për mundësinë që më është dhënë”, tha mes të tjerash Ventura. /Erjon Allaraj-VipSport.al/