Firmosi për Parmën, Dermaku mund të përfundojë shok skuadre me Memushajn

Kastriot Dermaku u bë gati në këtë sezon për hapin e madh të karrierës së tij, pasi firmosi për klubin e Parmës në Serinë A, me shpresën se do të luajë në elitën e futbollit italian. Por me sa duket, pavarësisht firmës me këtë klub, për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, mund të ketë një prapakthehu në Serinë B.

Dermaku dëshiron të luajë sa më rregullisht, por kjo nuk i garantohet në edicionin aktual te Parma. Ndaj emilianët po shqyrtojnë bashkë me futbollistin mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi te një klub tjetër.

Sipas mediave italiane, që tani ka dy skuadra të gatshme që ta presin krahëhapur për sezonin e ri. E para është Kozenca, ekipi ku luajti në edicionet e fundit dhe ku mbajti edhe shiritin kapitenit në Serinë B. E dyta është një hipotezë mjaft interesante, pasi bëhet fjalë për një ekip me pretendime si Peskara. Kjo e fundit dëshiron të përforcojë prapavijën nëse arrin të shesë Perrota te Bari dhe ka nisur interesimin për mbrojtësin kuqezi, i cili do t’i bashkohej Ledian Memushajt në radhët e këtij klubi që ka ambicie për ngjitjen në Serinë A. /vipsport.al/