Fenerbahçe transferoi Muriqin, por nuk i siguron asistet sulmuesit

Pak ditë më parë, Fenerbahçe zyrtarizoi transferimin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Futbollisti i shumëkërkuar së bashku me drejtuesit e Rizesporit, pranuan ofertën më të mirë për të dyja palët. Fenerbahçe kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm, teksa në fokus të merkatos ishte edhe fantazisti Mesut Ozil.

Turko-gjermani është më një këmbë larg Londrës, teksa në sezonet e fundit nuk ka bindur me paraqitjet në Emirates Stadium. Në këtë formë, Fenerbahçe ishte interesuar për ta transferuar, teksa do të ishte një goditje e bujshme. Megjithatë, së fundmi një nga drejtuesit e turqve ka deklaruar se është e pamundur ta transferojnë Ozil, me çmimin që pretendon Arsenali.

Dhe, duket se shpresat për ta parë Ozil në një skuadër me Muriqin janë shuar. Një lajm negativ ky edhe për sulmuesin, i cili me një fantazist pas shpine si Ozil do ta kishte më të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/