Faza në Maqedoni, por Vllaznia harron ata që e rikthyen në Superiore

Deri javën tjetër, kuqeblutë pritet të plotësohen edhe me lojtarë të tjerë dhe kjo padyshim që do të ndikojë për mirë. E rëndësishme është që ecuria e punës së këtyre ditëve tek Vllaznia ka shkuar në mënyrën e duhur dhe tek të gjithë pjesëtarët e saj ka entuziazëm. Por, ajo që të bën përshtypje është harresa që i kanë bërë shkodranëve, ku Floridn bardulla, Olsi Gocaj që dhanë një kontribut të çmuar në rikthimin e skuadrës në elitë janë lënë në harresë, e madje u është kërkuar që të bëjnë provë nëse duan që të veshin fanellën e  skuadrës në sezonin e ardhshëm. Me ta është bashkuar edhe Ansi Nika

Faza përgatitore

Miqësorja me Besëlidhjen, pritet të jetë ndeshja e vetme për ekipin e Vllaznisë gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që javën e ardhshme mendohet të spostohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillojë periudhën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri. Atje, do të ketë edhe 3-4 miqësore të tjera dhe trajneri Mirsad Jonuz po shfrytëzon edhe njohjet e tij për të gjetur kundërshtarët e duhur për t’u ndeshur me ta.

Drejtuesit

Drejtuesit e klubit ndërkohë po punojnë për t’ia plotësuar të gjitha kushtet ekipit si për stërvitje, po ashtu edhe për merkaton dhe objektivi është për të ndërtuar një skuadër ndryshe për sezonin e ri dhe premisat duken të mira për këtë.

E.S./Vipsport.al/