Emër i çuditshëm trajneri dhe mesfushori që donte Partizani, UEFA publikon listën e Laçit

Laçi do të luajë nesër ndeshjen e parë në Ligën e Europës ku përballë do të ketë skuadrën izraelite të Hapoel Ber Shevës. Të gatshëm për këtë takim, trajneri Sulejman Starova do të ketë 21 futbollistë, nga 23 të mundshëm që mund të kishte lista.

Në listën e dorëzuar dhe që sot është publikuar nga UEFA, bie në sy prezenca e mesfushorit të Shpresave, Julian Shehu i cili kërkohej me ngul nga Partizani. Palët nuk kanë arritur akordin mes tyre dhe Laçi, duket se ka qenë i gatshëm për të përfituar nga kjo mungesë akordi.

Sakaq, bie në sy edhe emri i Sulejman Starovës si trajner, ku për UEFA-n njihet si Sulejmani Dorova Starova. Sakaq, ka edhe disa emra të rinj në listën e kurbinasve, të cilët janë afruar gjatë merkatos së verës dhe nuk mungojnë “veteranët” e viteve të tjera. /Erjon Allaraj-VipSport.al/