

Mungon vetëm zyrtarizimi, por brenda javës së ardhshme, Romelu Lukaku do të kthehet në futbollistin më të ri të skuadrës së Interit, pasi do të finalizohet transferimi i tij te zikaltërit. Klubi e ndiqte futbollistin prej kohësh, pasi ai ishte piketuar nga Antonio Konte si emri i duhur për repartin e avancuar për të luajtur përkrah Lautaro Martinez.
Nga Spanja, ku lojtari u ishte propozuar disa klubeve, ka ardhur lajmi se askush nuk ka qenë gati të paguajë shifrën që kërkonte Mançester Junajtid e në fund futbollisti belg ka pranuar që të transferohet te Interi, edhe pse prioriteti i tij kishte qenë gadishulli iberik.
Interi fillimisht kishte qenë gati të paguante 65 milionë euro në arkat e Mançester Junajtid, duke i shtuar edhe 5 të tjera. Pas dy javësh negociata, Interi është dorëzuar dhe ka pranuar kërkesën e Mançester Junajtid, për të paguar 80 milionë euro në arkat e “djajve të kuq”. Sapo të zgjidhen çështjet e zakonshme me pagesat në banka, lojtari do të udhëtojë drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe firmën.
Në fakt, Interi ka shumë vite që ndjek Lukakun, që kur ai ishte 16-vjeçar e shkëlqente me ekipin e akademisë së Anderleht. Zikaltërit i kishin bërë një oferte që atëherë për ta transferuar në Itali te akademia e tyre, por babai i sulmuesit e kishte refuzuar. /vipsport.al/
more recommended stories
Te Bajerni fërkojnë duart, fitime rekord nga edicioni perfekt në Champions
Ndoshta në Bundesligë Bajern Mynih po.
Rakitiç ndryshon mendje, kroati i mbyll derën ofertave nga e gjithë Europa
Ivan Rakitiç nuk ka ndër mend.
Bufon dhe hakmarrja për vitin 2001 te Juventus: Më vjen keq për Interin ne Champions
Xhanluixhi Bufon është kthyer përsëri në.
Kontrata e çuditshme e Gatuzos te Napoli, 12 faqe me klauzola “private”
Xhenaro Gatuzos iu deshën 12 orë.
Leave a Comment