Dy miqësore me Bosnjën për Shqipërinë U17, talente nga jashtë për kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare e futbollit U17 do të zhvillojë në muajin gusht dy miqësore shumë të rëndësishme nga e cila do të fillojnë të dalin në pah emrat e parë të cilët do të grumbullohen më pas në shtator për të marrë pjesë në eliminatoret e Europianit U17 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Bosnjë Hercegovinës, ku më datë 15 dhe 17 gusht do të luajnë kundër vendasve dy miqësore për të provuar gjendjen e disa lojtarëve dhe për të filluar kolaudimin e skemave taktike për ekipin.

FSHF do të publikojë listën për grumbullimin që nis më 9 gusht vetëm në ditët e para të gushtit, por pritet që aty të ketë shumë emra nga kampionatet e huaja, të cilëve u janë nisur ftesat që këto ditë. Një nga ata është sulmuesi i akademisë së Parmës, Klajdi Lusha, i cili është ftuar të jetë pjesë e kuqezinjve për këto dy ndeshje, siç ka komunikuar vetë klubi italian. /vipsport.al/