Dortmund ‘fiksohet’ me sulmuesin e Juventusit, bardhezinjtë nuk janë pengesë

Borusia Dortmund vazhdon të mbetet e interesuar për Mario Manxukiç. Verdhezinjtë kërkojnë ta rikthejnë edhe një herë kroatin në Bundesliga, teksa më parë 33-vjeçari ka koleksionuar eksperiencë me Volfsburgun dhe Bajernin e Mynihut. Dortmund kërkon të përfitojë nga situata aktuale e Manxukiç te Juvnetusi, teksa për kroatin këtë sezon nëm drejtimin e Sarrit, ndryshe nga Alegri do të kenë në dispozicion minuta të limituara.

Ndërkohë, që bardhezinjtë mbeten të interesuar edhe për një sulmues në merkato duke treguar sinjale se janë të gatshme të negociojnë për Marion. Ndërkaq, lojtari ka pasur edhe oferta nga Kontinenti aziatik, veçanërisht nga klube të Superligës kineze, por që janë refuzuar edhe pse ana financiare ka qenë e majme.

Manxukiç kërkon të jetë ende protagonist në nivelet e larta, teksa nëse vjen oferta e duhur nga Dortmundi atëherë ‘Zonja e Vjetër’ nuk do të kthehen në pengesë. Verdhezinjtë, edhe këtë sezon kërkojnë të rrëzojnë nga froni kampionët e Bajern Mynih dhe eksperienca në majën e sulmit, mund të jetë zgjidhja.

/Egi Çabeli-VipSport.al/