Donaruma shuan zërat e merkatos dhe i premton besnikëri Milanit: Këtu jam bërë burrë

Milani i trajnerit Marko Xhampaolo do të startojë ditën e sotme përgatitjet e para për sezonin e ri. Ndërkohë, klubi kuqezi është shumë i përfshirë në merkato, teksa disa prej futbollistëve të Milanit kanë oferta për t’u larguar. Një nga këta është edhe portieri Donaruma. Por, gardiani i kuqezinjve është shprehur i sigurt se do të qëndrojë teksa shtoi se mezi pret të nisë sezonin, me synimin e vetëm për t’u rikthyer në Champions League.

“ Jam gati për të nisur sezonin e ri, dita e grumbullimit është gjithnjë speciale për mua. Është emocion i fortë dhe ndihem si në ditën e parë. Jam i gëzuar dhe mezi pres të nisë. Duhet të japim maksimumin për t’u rikthyer në Europë, na vjen keq që nuk e arritëm këtë sezon. Por, siç thotë trajneri dhe menaxheri mund të punojmë më shumë për t’u rikthyer atje ku atakon. Sezonin e kaluar, 10 minuta nga fundi ishim në Champions, por pastaj të gjithë e dimë si shkoi.

Por, kjo do të jetë një motivim më shumë për këtë sezon. Sa për mua, tani jam më i maturuar. Edhe pse 20-vjeç, ndihem burrë falë Milanit. Edhe në fushë jam përmirësuar shumë në gjithçka, por duhet të përmirësohemi akoma. Përmirësimi nuk ka asnjëherë limite. Në çdo stërvitje duhet të japësh maksimumin”, tha Donaruma.

/Egi Çabeli-VipSport.al/