Dinamo nis shpërbërjen, titullarët të gjithë me “valixhe në krah”!

Dinamo kishte synime madhore për sezonin e ardhshëm, por duket e blutë kanë humbur financat dhe projekti mbeti vetëm në letër. E tashmë duket se janë larguar donatorët, por edhe lojtarët titullarë.

Fillimisht ishte Artan Mërgjyshi qe mbante rolin e drejtorit teknik te blutë, e pas tij edhe Çema që shkoi te Kukësi apo Sheta te Besëlidhja. Por, jo vetëm këta, pasi edhe Vrapi e Marlind Nuriu janë shumë afër nënshkrimit me Apoloninë e Fierit.

Ilir Allmuça e Kaja mund të jenë të larguarit e radhës nga blutë, ndërsa edhe Rei Nuriu mund të ndryshojë destinacion, pa harruar edhe Prendin, Çelikun apo dhe Sefën që kërkohen nga disa skuadra.

Me sa duket edhe këtë sezon blutë do të synojnë një pozicion që të mos rrezikojnë, pasi për pretendime do të jetë e vështirë, duke parë largimet e pjesës më të madhe të titullarëve, por edhe merkaton që po bëjnë rivalët e bluve deri më tani.

E.S./Vipsport.al/