Dikur luante me Himarën, tani futbollisti ka firmosur në Mongoli

Futbolli shpesh është i papërshkrueshëm, ndërsa rruga që ndjek një lojtar mund ta përplasë në shumë vende dhe në shumë skuadra të botës. Trajektorja ndryshon me shpejtësi, dhe lëvizjet janë nga një skaj në tjetrin. Para 6 viteve, Zeljko Kuzmiç ishte portieri i Himarës.

Me skuadrën himarjote, gardiani regjistroi edhe 9 paraqitje në vitin 2013. Mirëpo, për të vërtetuar se skajet e karrierës së një futbollisti ndryshojnë shpejt, rasti i Kuzmiç është i duhuri. Portieri në ditët e fundit ka firmosur një kontratë në Mongoli, me skuadrën e Fc Deren, e cila prej vitit 2015 luan në nivelin më të lartë në Mongoli.

Ndërkohë, portieri ka një karrierë të pasur, ndërsa tashmë ka mbushur 34-vjeç, teksa ka vendosur që vitet e fundit në futboll t’i shpenzojë në Mongoli. Fundja, kjo është sakrifica që duhet të bëjë një futbollist për të ndjekur ëndrrën e tij, duke marrë parasysh edhe anën financiare, pasi jo të gjithë mund të luajnë me Barcelonën apo Real Madrid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/