Dëmtimi lë Strakoshën jashtë fazës përgatitore, Inzagi grumbullon një tjetër portier shqiptar

Thomas Strakosha vazhdon të vuajë dëmtimin e pësuar para disa javësh në finalen e Kupës së Italisë, ndaj Milanit. Portieri kuqezi, ka probleme me tendinën e Akilit dhe e ka të pamundur të stërvitet këto kohë, pasi i duhet që të riaftësohet plotësisht para se të rikthehet në fushën e blertë.

Sakaq, Lacio ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për fazën përgatitore që po zhvillohet në Auronzo di Kadore. Pjesë e listës, ashtu siç pritej nuk është Thomas Strakosha, ndërkohë që vendin e tij e ka zënë një tjetër portier shqiptar.

Marko Alia është grumbulluar nga Inzagi me ekipin e parë dhe kjo nuk është hera e parë që Alia grumbullohet. Sezonin e kaluar, Alia është grumbulluar disa herë nga trajneri Inzagi ndërkohë që pjesë e ekipit të parë, ka qenë edhe qendërmbrojtësi Serxho Kalaj. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

BOLZANO, ITALY – JULY 13: Marco Alia of SS Lazio in action during the SS Lazio pre-season training camp on July 13, 2019 in Belluno, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)