De Laurentis: Jo shumë funksional dhe ka një problem, por më pëlqen stadiumi i Napolit

Stadiumi i Napolit iu nënshtrua një restaurimi ku u ndërruan të gjithë stolat, si edhe pista e atletikës u shtrua me ngjyrë blu, ashtu si edhe ngjyrat e klubit të futbollit. Pamja e re e stadiumit, është pëlqyer shumë nga tifozët por duket se De Laurentis ka ende pakënaqësi.

Në një prononcim për mediat italiane, numri një i klubit napolitan u shpreh se i pëlqen stadiumi i Napolit, por shtoi se mbetet një problem pjesa e largësisë. Ai tha se i vjen keq që pistën e atletikës e ka vetëm Napoli e stadiumi i Romës aty, ku veç Romës luan edhe skuadra e Lacios.

“Stadiumi? Më pëlqen edhe pse ka një limit dhe është pak funksional për futboll. Pista e atletikës nuk ekziston në asnjë stadium të klubeve të mëdha dhe më vjen keq që e mbështet këtë vetëm Lacio dhe Roma. Brenda tij ka ende punë për t’u bërë dhe shpresoj të respektohet afati i punimeve”, u shpreh De Laurentis. /Erjon Allaraj-VipSport.al/